VIDEO: 3 vjeçarja vuan nga një sëmundje në zemër, ka nevojë për ndihmë

0
632

Jetojnë në këtë dhomë, dhe kjo është gjithçka që kanë.

Por, familja Gaxhiqi nga fshati Murg i Skenderajt, ka një hall me të madh se shtëpia. Vajza e tyre 3 vjeçare, Elmedina, vuan nga një sëmundje e rëndë në zemër, e cila mund të shërohet vetëm jashtë shtetit dhe kushton shumë.

Ajo ishte dërguar jashtë vendit për tu shëruar, vitin që shkoi, me ndihmën e një organizate italiane, por operacioni nuk pati sukses.

I ati i saj, Besimi, edhe pse i aftë për punë, thotë se një të tillë nuk po e gjen për shkak se jetojnë në vend malor.
E kjo ia bënë edhe me të pamundshme dërgimin e vajzës për shërim. Elmedinës 3 vjeçare i nevojiten rreth 20 mijë euro për operim tjetër që mund të bëhet në Turqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu