Përse lakra Kale është në kulmin e piramidës shëndetësore

0
98
Përse lakra Kale është në kulmin e piramidës shëndetësore

Kale, është një ndër bimët më të shëndetshme dhe më të ushqyeshme. Në Evropë kultivohet që nga koha e romakëve dhe që nga ajo kohë ka qenë e njohur dhe e vlerësuar si ushqim i cili mbron shëndetit dhe ruan forcën.

Pos që është e pasur me materie ushqyese, lakra me gjethe ka edhe kalori të ulëta – një filxhan i vogël i kësaj perime ka vetëm 36 kalori, andaj është mirë të jetë pjesë e pashmangshme e ushqimit dietal.

Në kulinari përgatitet në mënyra të ndryshme, mund të zihet dhe nga ajo të përgatitet garniturë, supë e shijshme, t’u shtohet orizit dhe makaronave, fletët e freskëta hidhen në blender për të përgatitur lëngje të shëndetshme, ëmbëlsira, pite, çips të shëndetshëm nga kjo perime dhe shumë ushqime të tjera.

Recetat dhe mënyrat e përgatitjes janë të shumta, prandaj është mirë të hani sa më shpesh.

Lakra me gjethe është e pasur me vitamina dhe minerale, nga të cilat posaçërisht theksohet vitamina C, e rëndësishme për mbrojtje të sistemit të imunitetit.

Një lugë e kësaj lakre të freskët përmban më shumë vitaminë C se portokalli. Është e pasur me vitamina të grupit B, përmban vitaminë E, thartirë folike, është e pasur me betakaroten, ndërkaq nga mineralet më së shumti ka mangan, bakër, kalcium, kalium, magnez.

Në sasi të mëdha në këtë lakër janë antioksidantët kuercetinë dhe kaempferol për të cilët është treguar që ndihmojnë në pengimin e dëmtimeve oksidative të qelizave, në shpartallimin e radikaleve të lira të cilat janë shkaktarë të shumë sëmundjeve.

Është treguar që këta antioksidantë janë të mirë në luftë kundër kancerit, ka empferoli mbron zemrën, ul nivelin e sheqerit në gjak, forcon eshtrat, zvogëlon inflamacionet në organizëm.

Aftësitë anti-inflamatore të kales janë të pakonkurueshme me perimet e tjera. Acidet yndyrore omega-3 janë esenciale sepse trupit i nevojiten për të qenë të shëndetshme, por ato duhet të vijnë nga burime jashtë trupit; kale është një burim i mrekullueshëm i këtyre yndyrnave të shëndetshme.

Benefitet e tyre përfshijnë rregullimin e koagulimit të gjakut, ndërtimin e membranave qelizore në trurin tuaj, dhe mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet. Ata gjithashtu mund të ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve autoimune, të tilla si lupus dhe artrit reumatoid.

Një porcion kale përmban 121 miligramë të acideve yndyrore omega-3 dhe 92.4 miligramë të acideve yndyrore omega-6.

Në një artikull, aktorja e famshme e Hollywood-it, Gwyneth Paltrow shkruan: “Kale është plot me kalcium dhe antioksidantë”. “Kur e bëni lëng, me mollë dhe xhenxhefil, si dhe pak mente dhe lëng limoni, do të keni një limondë të shijshme me jeshillëqe”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu