Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

0
9

Muaji i Ramazanit është muaj i shenjtë për besimtarët e islamit dhe është periudhë kur ata agjërojnë për një muaj.

Por, ky muaj mund të ndodh që të jetë në fazën kur jeni shtatzëne. Nëse jeni shtatzëne dhe keni dëshirë të agjëroni, atëherë me siguri se e keni një dyshim: a është i rrezikshëm agjërimi gjatë shtatzënisë?

Studimet thonë se agjërimi, veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të ketë efekte afatgjate për beben në vitet e mëvonshme të jetës, transmeton Telegrafi.

A është i sigurt agjërimi gjatë shtatzënisë?
Thënë më thjesht, nuk ka ndonjë përgjigje të qartë sepse nuk ka ndonjë hulumtim konkret që tregon se si agjërimi gjatë shtatzënisë mund të ndikojë te nëna apo te bebja.

Sidoqoftë, disa studime raportojnë se bebet e lindura nga shtatzënat që kanë agjëruar mund të kenë probleme shëndetësore më vonë në jetë.

Si ndikon agjërimi gjatë shtatzënisë te bebja në mitër?
Megjithëse agjërimi nuk ndikon te bebja në mitër, faktikisht mund të ketë pasoja afatgjate.

Hulumtimet kanë zbuluar dy hipoteza sa i përket efekteve të fetusit:

  • Peshë më të ulët të bebes. Mungesa e ushqimit gjatë agjërimit mund të ketë efekte në rritjen e fetusit. Gjithashtu, organet të cilat janë duke u zhvilluar mund të dëmtohen përjetësisht. Kjo mund të ndodh për shkak të mungesës së vlerave ushqyese. Efektet të cilat bebja mund t’i vuajë më vonë në jetë përfshijnë problemet me veshka, tipin 2 të diabetit, sëmundjet e zemrës, etj.
  • Dëmtim të aftësive kognitive. Mungesa e vlerave ushqyese gjatë agjërimit mund ta rritë nivelin e hormonit, e kjo pastaj të shpie në dëmtim të aftësive njohëse te bebja.

A duhet të agjërojnë gratë shtatzëna gjatë Ramazanit?
Shtatzënat duhet të përpiqen të mos agjërojnë gjatë Ramazanit sepse mund ta vënë në rrezik shëndetin e bebes.

Megjithatë, nëse veç vendosni ta bëni këtë, atëherë sigurohuni të konsumoni shumë ujë dhe lëngje të pemëve të freskëta.

Gjithashtu, duhet t’i shmangni ushqimet me shumë sheqer dhe pijet me kafeinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu